image Ibrahimovic me gol në kohën shtesë e shpëton Milanin me një pikë në barazimin ndaj Udineses

Futboll

Ibrahimovic me gol në kohën shtesë e shpëton Milanin me një pikë në barazimin ndaj Udineses

news image

Milan u përball në udhëtim me Udinesen në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Rossoneri barazoi me Udinesen në “Dacia Arena”, me rezultat 1-1.

Beto në minutën e 17-të e realizoi golin e vetëm në këtë ballafaqim për vendasit.

Në kohën shtesë, në minutën e 92-të Zlatan Ibrahimovic e barazoi rezultatin.

Kuqezinjtë pasi u eliminuan prej Champions League vazhdojnë me rezultate negative edhe pse janë në garë për titullin e futbollit italian.

Milani kryeson edhe pas këtij barazimi në elitën italiane me 39 pikë të grumbulluara, gjersa Udinese ka 17 pikë në pozitën e 15-të.

/Gazeta Sinjali Sporti/