Milan u përball në udhëtim me Udinesen në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Rossoneri barazoi me Udinesen në “Dacia Arena”, me rezultat 1-1.
Beto në minutën e 17-të e realizoi golin e vetëm në këtë ballafaqim për vendasit.
Në kohën shtesë, në minutën e 92-të Zlatan Ibrahimovic e barazoi rezultatin.
Kuqezinjtë pasi u eliminuan prej Champions League vazhdojnë me rezultate negative edhe pse janë në garë për titullin e futbollit italian.
Milani kryeson edhe pas këtij barazimi në elitën italiane me 39 pikë të grumbulluara, gjersa Udinese ka 17 pikë në pozitën e 15-të.