image Ibra sërish lidhet me një kalim te Milani

Futboll/ Ibra sërish lidhet me një kalim te Milani

news image

Janë rikthyer spekulimet se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq do t’i bashkohet Milanit në afatin kalimtar të janarit, pas raportimeve se një marrëveshje kishte dështuar.

Sipas agjencisë të lajmeve “ANSA”, ish-sulmuesi i Suedisë ka vendosur të pranojë ofertën e klubit italian, pasi u raportua se kishte bllokuar negociatat.

Ky lajm vjen pak ditë pasi Milani u mposht thellë 5 me 0 nga Atalanta, e që e la klubin 14 pikë prapa pozitës që çon në Ligën e Kampionëve.

Ibrahimoviqi do të jetë futbollist i lirë nga 31 dhjetori, kur të përfundojë kontrata e tij me LA Galaxyn.

Pos Milanit, edhe Evertoni u raportua të jetë i interesuar në shërbimet e 38-vjeçarit.