Janë rikthyer spekulimet se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq do t’i bashkohet Milanit në afatin kalimtar të janarit, pas raportimeve se një marrëveshje kishte dështuar.
Sipas agjencisë të lajmeve “ANSA”, ish-sulmuesi i Suedisë ka vendosur të pranojë ofertën e klubit italian, pasi u raportua se kishte bllokuar negociatat.
Ky lajm vjen pak ditë pasi Milani u mposht thellë 5 me 0 nga Atalanta, e që e la klubin 14 pikë prapa pozitës që çon në Ligën e Kampionëve.
Ibrahimoviqi do të jetë futbollist i lirë nga 31 dhjetori, kur të përfundojë kontrata e tij me LA Galaxyn.
Pos Milanit, edhe Evertoni u raportua të jetë i interesuar në shërbimet e 38-vjeçarit.