image I vjedh 7 mijë franga nga shtëpia e tij në Gjakovë dhe zhduket

Siguri

I vjedh 7 mijë franga nga shtëpia e tij në Gjakovë dhe zhduket

news image

Një person u raportua se është zhdukur nga shtëpia e tij në Gjakovë nga 6 qershori. Rastin e ka raportuar në Polici nëna e tij, duke thënë se djali ka marrë me vete 7 mijë franga, shkruan Gazeta Sinjali.

Por nuk shkoi gjatë, kur Policia gjeti personin e zhdukur dhe e arrestoi, njoftojnë burimet e Sinjalit.

I njëjti është dërguar në mbajtje, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/