image “I pafat dhe i dobët”/ Komentimi i mediave italiane ndaj gabimeve të gjyqtarit në ndeshjen Milan – Spezia

Futboll

“I pafat dhe i dobët”/ Komentimi i mediave italiane ndaj gabimeve të gjyqtarit në ndeshjen Milan – Spezia

news image

Gazetat italiane i kanë komentuar gabimet e gjyqtarit Maro Serra në ndeshjen Milan – Spezia, duke i përdorur titujt e njëjtë të ballinave dhe duke thënë se paraqitje e tij ishte e dobët për shkak të gabimeve të shumta.

Serra e anuloi një gol të Junior Messias në minutën e 92-të, pak para se Spezia ta shënonte golin e fitores 2:1 në San Siro të hënën.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i fajësoi lojtarët e vet dhe gjyqtarin për humbjen e kuqezinjve, megjithëse Serra dhe shoqata e gjyqtarëve i kërkuan falje Milanit pas ndeshjes.

Gazeta e sportit në Itali u treguan të ashpra me gjyqtarin të cilin e vlerësuan me notën 3 nga 10.

Për çudi, të tri gazetat kryesore të sportit në Itali e përdorën titullin e njëjtë të ballinës: “Efekti Serra”, për ta nënvizuar paraqitjen e dobët të gjyqtarit.

Gabimi i Serras që nuk lejoi përparësi te goli i Messias nuk ishte i vetmi i mbrëmjes nga ai, por Gazzetta dello Sport u mundua ta arsyetojë 39-vjeçarin duke thënë se ai ishte i pafat sepse Messias shënoi me një goditje fantastike menjëherë pasi gjyqtari i kishte rënë pipit për t’i dhënë goditje dënimit Milanit.

Serra nuk e kishte vërejtur as penalltinë e Milanit, e cila u akordua vetëm pas ndërhyrjes së VAR-it.

Mediat italiane e kritikuan Serran edhe për mënyrën se si i përdori kartonët e verdhë./Gazeta Sinjali Sporti/