Sot, më 25 korrik, u shënua dita me e nxehtë deri më tani e këtij viti, ku sipas meterologëve temperaturat arritën 38 gradë Celsius, e lokalisht u afruan edhe 40 gradë.
Teksa në Prishtinë, rreth orës 17:31 temperaturat po shënonin 36°C, Gazeta Sinjali ka adresuar te lexuesit e saj një pyetje rreth temperaturave momentale në qytetin e tyre.
Duke u bazuar në përgjigjet e tyre, të nisura edhe me fotografi, Prizreni e Gjakova duket se shënuan temperatura rekorde deri në 42 gradë Celsius.
Këto dy qytete, sipas qytetarëve, u pasuan edhe nga qyteti i Mitrovicës, teksa temperaturat shkuan në 40 gradë Celsius në këtë qytet.
Edhe kryeqyteti shqiptar, Tirana po ‘përvëlohej’ nga i nxehti i madh sot gjatë ditës, ku temperaturat shkuan mbi 41 gradë Celsius.
Ndërsa, nuk munguan as përgjigjet e bashkëatdhetarëve tanë, ku sipas të cilëve nuk po mbizotronin temperatura të larta në vendet e tyre të ndryshme Evropiane ku ndodheshin.
Teksa, një lexues na nisi një përgjigje mjaft qesharake ku thotë se i është djegur “ventilatori prej nxehtit shoq”.
Kujtojmë se pak më herët meterologu kosovar, Mendim Rugova deklaroi se kjo ditë pritet të shënoj fundin e temperaturave ekstreme për këtë vit në Kosovë, duke shtuar se nuk presin një valë tjetër.
“Njëherë për njëherë, nuk duket se do të ketë temperatura më të larta”, tha ai.