image “I ndave Donaldin me Borën”, Grida Duma: Ajo toleron e duron, e di e gjithë Shqipëria

Bota e Yjeve

“I ndave Donaldin me Borën”, Grida Duma: Ajo toleron e duron, e di e gjithë Shqipëria

news image

Grida Duma ishte e ftuar në emisionin e binjakëve Veshaj dhe solli pak trazira në studio, kur nisi të flasë për marrëdhëniet në çift.

Dashur ose padashur, tema doli edhe tek shkëputja e çifteve, e më vonë biseda përfundoi tek “tradhtia” e Donaldit ndaj Borës, me Beatrix.

Romeo me shaka u shpreh se me këtë deklaratë, Grida sapo i ndau Borën e Donaldin, ndërsa ky u fundit u vendos në siklet dhe u përpoq të dilte nga situata.

Pjesë nga biseda në studio:

Grida: Vetmia herë pas here është gjëja më e shëndetshme për të pasur një jetë të mirë mes partnerësh. Madje, unë mendoj që shpesh çiftet që zgjasin më bukur, janë çiftet që herë pas here shkëputen. Nuk e kam fjalën ndahen. Gjëja e parë, nuk bëjnë të njëjtën punë. Çiftet që janë në të njëjtin biznes të vetin, janë të tmerrshëm. Vuajnë.

Romeo: Grida sapo i ndave këta të dy (tregon me gisht nga Donaldi)

Grida: Shiko, që nuk ka diskutim që ai e ka këtë avantazh, se ajo përballon, toleron, duron, mbështet, këtë e di gjithë Shqipëria se ia keni treguar me kamerat e “Top Channel” tek “Big Brother”.

Romeo: Më beso, me këtë që the, i ndave prapë. (qesh)

/GazetaSinjali/