image Lirohet rruga për qarkullimin drejt Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Policia ka disa kërkesa

Kosovë

Lirohet rruga për qarkullimin drejt Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Policia ka disa kërkesa

news image

Është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalimi, rruga në drejtim të Qendrës së Skijimit në Brezovicë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në njoftimin e Policisë bëhet thirrje që shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimëror. Po ashtu luten shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës.

Për ç’do rast qytetarët mund të kontaktojnë policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë  : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se rruga Brezovicë në drejtim të Qendrës së Skijimit është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalimi.

Që nga mbrëmë, për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes.

Shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimërore,

Gjithashtu lusim shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa pengojnë edhe mjetet borëpastruse të kompanisë për pastrimin e rrugëve.

Policia rajonale e Ferizajt vazhdimisht është duke monitoruar situatën dhe është prezente në atë pjesë të rrugës.

Për ç’do rast qytetarët mund të kontaktojnë policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë  : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

/GazetaSinjali/