image Rama: Ekipet janë mobilizuar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim

Kosovë

Rama: Ekipet janë mobilizuar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim

news image

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se ekipet e mirëmbajtjes janë mobilizuar në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora.

Rama, mes tjerash, ka ndarë pamje edhe nga pastrimi i një rruge në Prishtinë.

Kryetari Rama ka ndarë pamje nga Rruga B, e cila shihet se është pastruar nga bora.

I njëjti u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në komunikacion.

Thirrje për kujdes ka bërë edhe Policia e Kosovës.

Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

IHK njofton se temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

/GazetaSinjali/