image I dyshuari për dhunë në familje i kërcënon me vrasje familjarët në seancë gjyqësore

Siguri

I dyshuari për dhunë në familje i kërcënon me vrasje familjarët në seancë gjyqësore

news image

Një person në Prishtinë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari ka shkaktuar në vazhdimësi dhunë në familje, ndërkaq dje gjatë një seance gjyqësore i ka kanosur verbalishtë me vrasje.

I dyshuari për këtë vepër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së djeshme gjatë orës 11:00, në Prishtinë./GazetaSinjali/