image I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për plagosjen e tre personave në rrugën “Muharrem Fejza”

Drejtësi

I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për plagosjen e tre personave në rrugën “Muharrem Fejza”

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Kushtrim Ajetin, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë’, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar avokatja e Kushtrim Ajetit, Fehmie Bytyqi.

“Ju ka caktu masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Momentalisht veprën penale e ka ‘vrasje në tentativë’”, tha ajo për Sinjalin.

Sinjali të premten e 28 gushtit ka raportuar se tre persona mbetën të plagosur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, të cilët ishin dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/