image I burgosuri në Dubravë pranoi një kasetofon nga familjarët, ja çfarë gjetën brenda tij oficerët
[wp-story id="814678"]

Siguri

I burgosuri në Dubravë pranoi një kasetofon nga familjarët, ja çfarë gjetën brenda tij oficerët

news image

Në Qendrën Korrektuese Dubravë  gjatë kontrollimit  të gjërave të sjella nga familjarët e një të burgosuri, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës në këtë qendër.

Oficerët korrektues në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta kanë bërë bastisjen e një kasetofoni , i cili ishte sjellë nga familjarët e të burgosurit.

“Bastisja ka rezultuar pozitive, me ç ‘rast në brendinë e Kasetofonit janë gjetur një telefon mobil ”Samsung”J5,  një telefon mobil “LB STAR”(mini), një bateri e telefonit mobil “Samsung”;  dhe tre kabllo të mbushësit për telefona mobil.

Lidhur me rastin, i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore.

Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës”, thuhet në njoftimin e Qendres Korrektuese. /Gazeta Sinjali/