image Arratiset pas mesnate një i burgosur nga burgu i Smrekonicës

Siguri

Arratiset pas mesnate një i burgosur nga burgu i Smrekonicës

news image

Një i burgosur është arratisur dje nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media. I burgosuri është arratisur pas mesnatës.

“Smrekonicë, Vushtrri 07.03.2022 – 00:40.  Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar që ka qenë duke e vuajtur dënimin  është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë. Njësitë  policore janë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/