image Ishte i dënuar me burg, 28-vjeçari shqiptar në Itali bën vetëvrasje në qeli

Botë

Ishte i dënuar me burg, 28-vjeçari shqiptar në Itali bën vetëvrasje në qeli

news image

Një 28-vjeçar shqiptar ka vrarë veten gjatë natës në burgun e Forlit në Itali. Kjo u bë e ditur nga garanti rajonal i të arrestuarvë, Roberto Cavalieri.

I riu ishte dërguar në qeli pasditen e djeshme pas vendimit të Gjykatës për të vuajtur dënimin përfundimtar prej 2 vitesh, shkruan Ansa, përcjell Sinjali.

“Përballë tragjedive si këto ne duhet të reagojmë me të gjitha mjetet e mundshme, të përpiqemi të kundërshtojmë një fenomen që është gjithnjë e më serioz dhe kërcënues. Edhe administratat lokale që ndodhen nëpër burgje duhet të kontribuojnë në luftimin e kësaj dukurie vetëvrasëse. Për të burgosurit, caktimi i garantuesve aty ku ende mungojnë, duke parashikuar në radhë të parë miratimin e akteve për njohjen e kësaj figure garancie”, ka thënë Cavalieri.

/GazetaSinjali/