image Ky është i burgosuri 47-vjeçar që vdiq në QKUK, ishte i infektuar me koronavirus
[wp-story id="814678"]

Siguri

Ky është i burgosuri 47-vjeçar që vdiq në QKUK, ishte i infektuar me koronavirus

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot njoftoi se një i burgosur i moshës 47-vjeçare ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të ShSKUK-së. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Afrim Siriniqin.

Në njoftimin e ShKK-së, thuhej se Siriniqi vuante nga sëmundja e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlqisë, me çrregullime të organeve tjera dhe amputim të këmbës së majtë.

Mirëpo, Sinjali mëson se Siriniqi vuante nga sëmundja e njohur si cirroza e mëlqisë dhe ishte i infektuar me COVID-19, ndonëse ka qenë i vaksinuar me dy doza.

Ndaj Siriniqit në shqyrtim ishte një kërkesë për pezullim të dënimit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mirëpo ai nuk arriti ta presë vendimin e kësaj kërkese.

Siriniqi ka qenë duke e mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi ishte i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje të rëndë”.

/GazetaSinjali/