image I burgosuri që vdiq në QKUK, ishte ish-bashkëluftëtar i Agim Ramadanit
[wp-story id="814678"]

Sociale

I burgosuri që vdiq në QKUK, ishte ish-bashkëluftëtar i Agim Ramadanit

news image

I burgosuri Afrim Siriniqi që vdiq sot në Klinikën Infektive, ku po trajtohej për COVID-19 ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-ushtari 47-vjeçar që disa vite po vuante nga sëmundja e cirrozës së mëlqisë.

Kush ishte Afrim Siriniqi?

Persona të afërt me familjen e të ndjerit kanë bërë të ditur për Sinjalin se Siriniqi ishte bashkëluftëtar i Agim Ramadanit.

Ai ishte pjesë e pandashme e Ramadanit gjatë luftës, në zonën operative të Dukagjinit.

Siriniqi ishte dënuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” , dhe ndaj tij ishte në shqyrtim një kërkesë për pezullim të dënimit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mirëpo ai nuk arriti ta presë vendimin e kësaj kërkese.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur fillimisht Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪07:30 në Klinikën Infektive të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri A.S, i lindur më 1975.

Në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë. Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë.

Si rast i rëndë shëndetësor, ka qenë i vaksinuar me dy doza të Vaksinës antiCOVID-19!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Për vdekjen e Siriniqit ka shkruar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së Afrimit.

Me pikëllim kuptova se kësaj bote i dha lamtumirën veterani/invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Siriniqi. Sakrifica e vepra e tij për lirinë do të mbeten përherë në kujtesën tonë. Ngushëllime të sinqerta familjes Siriniqi, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit“, ka shkruar Aliu.

Varrimi i të ndjerit është bërë sot në fshatin Komogllavë të Ferizajt nga ora 15:00.

/GazetaSinjali/