Vedat Muriqi ka rënë në radarin e Mallorcas. Atë e duan edhe në Turqi, e Rusi.
Mallorca po lufton me kohën për të gjetur një sulmues për pjesën e mbetur të sezonit.
Italiani Simeone Zaza dhe Borja Bastón janë disa nga emrat në listën e Mallorcas.
Mirëpo, gazeta spanjolle AS ka mësuar se bomba e janarit mund të jetë Vedat Muriqi i Kosovës.
Drejtuesit sportivë të Mallorcas, gjithnjë sipas AS, ndjejnë se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është i duhuri për ekipin e tyre.
Muriqi, që ka kontratë me Lazion deri më 2025, nuk ka arritur të tregojë në Itali atë që bëri në Turqi me Fenerbahçen dhe Lazio është e gatshme ta shesë për një çmim të arsyeshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/