image Hoti shpreh ngushëllime për policin e vrarë, kërkon zbardhjen e rrethanave sa më parë - Sinjali

Hoti shpreh ngushëllime për policin e vrarë, kërkon zbardhjen e rrethanave sa më parë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë, Lirim Haxholli.

Hoti ka thënë se kjo është ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë dhe ka kërkuar që rrethanat e ngjarjes të zbardhen sa më parë.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit policor Lirim Haxholli dhe kolegët e tij në polici. Ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për familjen, të afërmit, bashkëpunëtorët. Rrethanat e ngjarjes duhet të zbardhen sa më parë”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 1 person

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin