image Helmimi i nxënësve në Prizren, AUV jep detaje

Siguri

Helmimi i nxënësve në Prizren, AUV jep detaje

news image

Për shkak të ushqimit që hëngrën në një furrë në Prizren, u helmuan shtatë nxënës të shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fadil Hisari”. E në lidhje me këtë rast, ka folur zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale Prizren ka mare njoftim nga Policia e Kosovës për dyshime se disa persona janë helmuar me ushqim ne SHFMU “Fadil Hisari” ne Prizren. Inspektorët menjëherë rreth orës 10:40 kanë dalur ne raste. Sipas deklaratës se drejtorit te shkollës, ndihme mjekësorë kane kërkuar 7 nxënës te moshës 13 vjeçare. Ne shkolle është marre një mostër e picës e cila ishte duke u konsumuar nga ana e njërit nxënës. Është bere anketimi i nxënësve ne repartin Infektiv te Spitalit te Prizrenit. Ku janë anketuar 4 nxënës pasi qe tre prej tyre nuk janë shtrire ne repart. Sipas raportit të spitalit, Diagnoza përfundimtare e pacientëve të rastit është Obs Intoxikacion Pastaj është bere inspektimi i furrës se bukës ku janë marre edhe tre mostra ( 1 mostër cope pice e përgatitur dhe 2 sallame të prodhuesit Koral me të cilët është furnizuar furra). Janë kontrolluar hapësira dhe mjetet e punës. Pas vlerësimit të trupës inspektuese furra është mbyllur menjëherë për kryerjen e hulumtimeve. Furra qëndron e mbyllur deri në një vendim tjetër nga inspektorati”, ka thënë për Sinjalin Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it. /GazetaSinjali/