image Tërmet me magnitudë 2.2 godet zonën pranë Prizrenit

Kosovë

Tërmet me magnitudë 2.2 godet zonën pranë Prizrenit

news image

Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, lëkundja është regjistruar në orën 20:22.

Epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra në juglindje të Prizrenit dhe 71 kilometra në veri të Shkupit.

Magnituda e tërmetit ishte 2.2 shkallë. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/