image 300 euro gjobë për shoferin e kamionit në Prizren, nuk siguroi ngarkesën

Siguri

300 euro gjobë për shoferin e kamionit në Prizren, nuk siguroi ngarkesën

news image

Një gjobë prej 300 euro është shqiptuar ndaj një kompanie në Prizren, pasi drejtuesi i një kamioni nuk kishte siguruar ngarkesën gjatë transportit, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion, raporton Sinjali.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt të zyrtarëve të Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prizren.

Gjatë kontrollit është ndalur një kamion që transportonte blloka ndërtimi, ku është konstatuar se ngarkesa nuk ishte siguruar në mënyrën e duhur.

Për këtë shkelje, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro ndaj personit juridik, kompanisë pronare të automjetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/