image Ekskluzive | Ndalohet për 48 orë i dyshuari që kërcënoi kryetarin e Lubiqevës dhe i vendosi thikën në fyt drejtorit të shkollës

Siguri

Ekskluzive | Ndalohet për 48 orë i dyshuari që kërcënoi kryetarin e Lubiqevës dhe i vendosi thikën në fyt drejtorit të shkollës

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një incident të rëndë që ka ndodhur në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka kanosur kryetarin e fshatit, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht drejtorin e shkollës, të cilit dyshohet se i ka vendosur thikën në fyt.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari Enis Kryeziu është ndaluar për 48 orë nga autoritetet policore.

Po ashtu, i njëjti dyshohet se ditë më parë ka kërcënuar edhe imamin e xhamisë së fshatit, si dhe ka dëmtuar kamerën e sigurisë së objektit fetar.

Të premten, kryetari i fshatit dhe drejtori i shkollës kanë bërë denoncim në Policinë e Kosovës, pas së cilës njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe thikën e përdorur në rast.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/