image Helmohen shtatë qytetarë nga ushqimi në një lokal në Prizren

Siguri

Helmohen shtatë qytetarë nga ushqimi në një lokal në Prizren

news image

Shtatë qytetarë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një lokal në qytetin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se qytetarët e helmuar janë dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitarë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 09:30, të ditës së djeshme.

/GazetaSinjali/