image Qytetarja ankohet për çatinë e dëmtuar në qendër të Prizrenit, Komuna ende pa intervenuar

Kosovë

Qytetarja ankohet për çatinë e dëmtuar në qendër të Prizrenit, Komuna ende pa intervenuar

news image

Një qytetare ka kontaktuar Gazetën Sinjali lidhur me gjendjen e një çatie të dëmtuar në një objekt publik në qendër të Prizrenit, në rrugën “Remzi Ademaj”.

Sipas saj, për këtë çati është bërë kërkesë në Komunën e Prizrenit për rregullim, mirëpo deri tani nuk është ndërmarrë asnjë intervenim.

Ajo thekson se problemi vazhdon prej kohësh dhe, pavarësisht kërkesës së dorëzuar, situata nuk ka ndryshuar, duke shkaktuar shqetësim në atë zonë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/