Achraf Hakimi është rrugës për të nënshkruar kontratën me Paris Saint-Germain, përcjellë Sinjali Sport.
Mbrojtësi maroken po largohet nga Interi, që aktualisht po kalon nëpër një krizë financiare.
Gazetari Fabrizio Romano ka publikuar një foto të Hakimit në aeroplan me agjentin e tij.
Achraf Hakimi flying to Paris with his agent. Done deal, contract until June 2026 with Paris Saint-Germain and here-we-go confirmed ???????????? #PSG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 5, 2021
Exclusive pic by @CLMerlo ???????????? pic.twitter.com/I53pFaPNnC
Sipas tij, marrëveshja mes të dyja palëve është arritur dhe kontrata do të firmoset deri në vitin 2026.
Nesër (e marte) pritet që Hakimi të prezantohet zyrtarisht te klubi nga Ligue 1, derisa shuma e transferimit besohet të jetë në 70 milionë euro.
Në ditët në vazhdim pritet te PSG të kalojë edhe Sergio Ramos si lojtar i lirë. /Gazeta Sinjali Sporti/