Gjatë ditës së sotme është raportuar që në Malishevë dhe në Pejë janë djegur dhjetëra hektarë pyje, ndërsa tani Gazeta Sinjali raporton se edhe një pjesë e Hajvalisë është përfshirë nga zjarri.
Pamjet nga vendngjarja në adresë të Sinjalit kanë ardhur nga një sinjalizues, i cili ka bërë të ditur që edhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.
Zjarri është ndezur afër rrugës “Nekibe Kelmendi”.
Sipas sinjalizuesit, zjarri është ndezur, pasi që disa persona e kanë djegur barin.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.