image Kaplohet nga zjarri rruga në Zahaq të Pejës, Policia nuk përgjigjet për ndihmë

Sinjalizime

Kaplohet nga zjarri rruga në Zahaq të Pejës, Policia nuk përgjigjet për ndihmë

news image

Një zjarr i madh ka kapluar hapësirën në pjesën anësore të rrugës në Zahaq të Pejës.

Një sinjalizues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se flaka ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme në afërsi të rrugës kryesore, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se ka telefonuar Policinë e Kosovës, por që të njëjtit nuk i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke thënë se Policia nuk është për zjarre dhe i kanë udhëzuar t’i telefonojnë zjarrfikësit.

Sipas tij, si pasojë e zjarrit është krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë.

/GazetaSinjali/