image Hajnat vjedhin tri shtëpi në Gjakovë derisa familjarët ishin në aheng

Siguri

Hajnat vjedhin tri shtëpi në Gjakovë derisa familjarët ishin në aheng

news image

Tri raste të vjedhjeve të rënda janë kryer më 27 korrik në orën 23:00, në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, dyshohet se këto vjedhje janë kryer në mënyrë të organizuar.

Në tri rastet personat që i kanë denoncuar, kanë deklaruar se kanë qenë në aheng familjar, kur vjedhjet janë kryer në shtëpitë e tyre.

Hajnat këto shtëpi i bënë “qyl” duke u vjedhur para të gatshme e stoli ari.

/GazetaSinjali/