image Hajnat vjedhin para dhe ari në shtëpinë e një mërgimtari

Hajnat vjedhin para dhe ari në shtëpinë e një mërgimtari

news image

Një person nga fshati Dramjak i Ferizajt, ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e vëllait të tij i cili jeton në Zvicër.

Nga shtëpia, sipas ankuesit, hajnat kanë vjedhur para të gatshme, stoli të ndryshme ari, dy armë zjarri një pushkë gjuetie dhe një pistoletë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./Gazeta Sinjali/