image Hajnat futen në një vilë në Ferizaj, vjedhin edhe armën e pronarit

Siguri

Hajnat futen në një vilë në Ferizaj, vjedhin edhe armën e pronarit

news image

Disa persona janë futur me forcë në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, pasditen e djeshme rreth orës 18:30, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj bëjnë të ditur se pronari i kësaj vile ka raportuar se hajnat aty kanë vjedhur një pistoletë pneumatike (ajrore), model Walther, e kalibrit 4-5 mm, një TV dhe një shpuese – Aku.

Sinjali mëson se prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti që është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/