image Hajdutët gjuajnë me armë zjarri pronarin e një shtëpie në Ferizaj

Siguri

Hajdutët gjuajnë me armë zjarri pronarin e një shtëpie në Ferizaj

news image

Strategjinë e kishin të qartë. Hajdutët që vodhën një shtëpi në Koshare të Ferizajt, thyen xhamin e dritares për të hyrë brenda nga një hapësirë ndonëse e vogël.

Nga goditja me gurë u thye edhe kabina e dushit duke lënë gjurmë të cilat vazhdojnë të jenë evidente edhe gjatë së dielës, raporton T7.

Këtu u vodhën disa stoli ari në vlerë diku mbi 300 euro, mirëpo ky nuk ishte shqetësimi më i madh për pronarin e shtëpisë, Gëzim Beqiri.

Shenja e gëzhojave të plumbave ranë këtu e për fat të mirë Beqiri shpëtoi pa asnjë dëmtim.

Megjithatë, ai bën të ditur se shtëpia e tij ishte cak i vjedhjeve edhe 2 muaj më parë.

Në anën tjetër, Granit Rexhepi shtëpia e së cilit ishte po ashtu cak i vjedhjeve disa vite më parë ka treguar se kjo dukuri nuk është e rrallë në fshatin ku jetojnë.

E, Amir Rexhepi, asamblist në Komunën e Ferizajt, tregon se kanë drejtuar ankesa në adresë të Policisë së Kosovës për neglizhencë në të tilla raste.

Grabitjet janë shtuar dukshëm kohëve të fundit. Në raportin policor të ditës së sotme janë raportuar edhe katër vjedhje të tjera në nivel vendi.

/GazetaSinjali/