image Gruaja që u sulmua dhe u grabit nga i riu në Prizren, dërgohet në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda

Siguri

Gruaja që u sulmua dhe u grabit nga i riu në Prizren, dërgohet në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje 19-vjeçari, Erdi Krasniqi, i dyshuari që sulmoi dhe grabiti një grua, mbrëmjen e së mërkurës në Prizren. Viktima fillimisht u dërgua në Spitalin e Prizrenit, por tashmë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit, duke shtuar se viktima është duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda që pësoi pas sulmit nga 19-vjeçari.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës, si dhe kanë njoftuar se i dyshuari po vazhdon të mbahet në ndalim.

Ndërkohë, burimet e Sinjalit po ashtu njoftuan se ndaj të dyshuarit pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

19-vjeçari dyshohet se fillimisht e kishte goditur viktimën në fytyrë dhe më pas ia kishte grabitur çantën e dorës. Gruaja që ishte viktimë e këtij rasti, ka deklaruar në Polici se në çantë ka pasur një telefon celular si dhe 35 euro para të gatshme.

I dyshuari Erdi Krasniqi

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/