image Prizren/ Ky është 19-vjeçari që e grabiti një grua duke e sulmuar në fytyrë

Siguri

Prizren/ Ky është 19-vjeçari që e grabiti një grua duke e sulmuar në fytyrë

news image

Policia e Kosovës pak më parë bëri të ditur për Sinjalin se është kapur i dyshuari për grabitjen që ndodhi mbrëmë në Prizren. Sinjali mëson se bëhet fjalë për 19-vjeçarin, Erdi Krasniqi.

19-vjeçari dyshohet se fillimisht e kishte goditur viktimën në fytyrë dhe më pas ia kishte grabitur çantën e dorës, duke u larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Gruaja që ishte viktimë e këtij rasti, ka deklaruar në Polici se në çantë ka pasur një telefon celular si dhe 35 euro para te gatshme.

Policia njoftoi për Sinjalin po ashtu se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/