image Griezmann pas disfatës: Milani ka qenë superior në gjithçka

Futboll

Griezmann pas disfatës: Milani ka qenë superior në gjithçka

news image

Milani ka triumfuar me rezultat 0 me 1 ndaj Atletico Madrid.

Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra e Piolit, dominim ky që u kurorëzua me gol nga Messias.

“Rossonerët” mbajnë gjallë shpresat për kualifikim tutje pas këtij rezultati pozitiv.

Pas ndeshjes futbollisti i Atletico Madrid, Greiezmann tha se janë studiuar mirë nga italianët, por tha se beson se do të kualfikohen tutje.

“Ata na kanë studiuar shumë mirë. Ne kishim përgatitur diçka dhe nuk shkoi mirë. Në 20 minutat e fundit ne kemi nxituar në topa të caktuar”.

“Rezultati është më i keqi. Është futbolli. Ka një lojë, ka jetë dhe ne do të japim gjithçka deri në fund. Unë i besoj ekipit”.

“Liga e Kampionëve është e komplikuar, janë ndeshje të vështira. Sot Milani ka qenë superior në gjithçka. Na ka mbetur edhe një ndeshje dhe duhet të përmirësohemi, të punojmë dhe kjo është rruga”.

“Duhet t’i besojmë vetes. Ne kemi talent, punë dhe hapje për të ecur me dëshirë dhe për të fituar. Ne mund t’ia dalim”, tha Griezmann.  /Gazeta Sinjali Sporti/