image Grabitje nën kërcënimin e thikës në "Spar Market" në Prishtinë

Siguri

Grabitje nën kërcënimin e thikës në “Spar Market” në Prishtinë

news image

Një market në Prishtinë ka qenë cak i hajnave sonte, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka thënë për Gazetën Sinjali se bëhet fjalë për marketin “Spar” që ndodhet në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Sipas tij, tre persona të maskuar kanë hyrë në market dhe nën kërcënimin e thikës kanë kryer grabitje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga policia.

“Rreth orës 18:00 është marrë informata për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Gazeta Sinjali po ashtu ka provuar që të kontaktojë me menaxhmentin e marketit në fjalë, por numri kontaktues i publikuar në web faqen dhe në faqen e Facebook-ut ka rezultuar i paqasshëm./Gazeta Sinjali/