image Grabitje në një restorant në qendër të Prishtinës

Kosovë

Vjedhje/ Grabitje në një restorant në qendër të Prishtinës

news image

Një restorant në afërsi të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë ka rënë pre e hajnave. mbrëmë.

Një sinjalizues i ka thënë Gazetës Sinjali se hajnat kanë marrë 5 mijë euro dhe disa mjete të punës si hillt dhe kabllo të rrymës.

Vjedhjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se në stacionin policor Qendra me datën 30.10.2019 rreth orës 11:35 në rr.”Gjorgj Bush” në Prishtinë ankuesi M/SH/K ka raportuar për një thyerje të lokalit, ku dyshohet se janë vjedhur disa mjete të punës ( për ndërtimtari). Rasti është cilësuar Vjedhje e rëndë. Hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtine janë  duke zhvilluar hetimet ne koordinim  me prokurorinë perkatese”, njofton Policia.

Në video, shihet rrëmuja që e lanë grabitësit në restorantin ku po bëheshin punime.

Gazeta Sinjali ka siguruar videon e gjendjes në këtë lokal pas grabitjes. /Gazeta Sinjali/