image Grabitje në një lokal në Prishtinë

Siguri

Grabitje në një lokal në Prishtinë

news image

Një lokal i cili ndodhet në fshatin Besi të Prishtinës ka qenë cak i hajnave sonte, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Gazetës Sinjali se dy persona të panjohur kanë kryer grabitje në atë lokal rreth orës 19:00.

Të dyshuarit, sipas Ahmetit, pasi që e kanë kryer grabitjen kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia është ende në kërkim të tyre.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në fshatin Besi. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se  grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.”

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, tha ajo./Gazeta Sinjali/