image Grabitje e armatosur në Grand Store, vidhet një kasafortë

Siguri

Grabitje e armatosur në Grand Store, vidhet një kasafortë

news image

Pas mesnatës së 1 gushtit, ka ndodhur një grabitje në qendrën tregtare “Grand Store” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Punëtorë të kësaj qendre kanë thënë për Sinjalin në kushte anonimiteti se grabitja është kryer nën kërcënimin e armës, nga katër persona, të cilët kanë qenë të maskuar.

Të njëjtit kanë njoftuar se hajnat dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë në këtë qendër tregtare.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00.

Lidhur me këtë rast, shkurt nga kjo qendër kanë thënë për Sinjalin se “jemi duke mbledhur informacione”.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

/GazetaSinjali/