image Grabitje në Besi të Prishtinës: Burrin e ndalën në rrugë, ia morën kuletën me 130 euro

Kosovë

Policia/ Grabitje në Besi të Prishtinës: Burrin e ndalën në rrugë, ia morën kuletën me 130 euro

news image

Një grabitje ka ndodhur dje në fshatin Besi të Prishtinës, bëhet e ditur përmes raportit 24 orësh të PK-së.

Sipas personit që ka raportuar në polici, derisa ishte duke ecur është ndaluar nga dy të panjohur (të maskuar) të cilët ia kanë marrë kuletën me 130 euro dhe dokumentet personale.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar, policia thotë se ky rast po hetohet.

“Ankuesi mashkull raporton se deri sa ishte duke lëvizur në drejtim të shtëpisë së tij është ndalur nga dy të dyshuar të maskuar dhe të njëjtit ia kishin marrë nga xhepi kuletën me para rreth 130 euro si dhe dokumentet personale. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/