image Grabitje e armatosur qysh në mëngjes në Prishtinë – cak një pompë e derivateve

Kosovë

Siguri/ Grabitje e armatosur qysh në mëngjes në Prishtinë – cak një pompë e derivateve

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë më saktësisht në rrugën “Isa Kastrati”, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë bërë me dije se grabitja e armatosur ka ndodhur në pompën e derivateve “Shell”.

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, disa persona rreth orës tre të mëngjesit kanë arritur që ta grabisin këtë pikë të derivateve.

Nuk dihet ende saktë shuma e parave që kanë marrë grabitësit.  Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, e cila pas pak pritet të jap detaje për rastin.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar edhe më tutje për këtë rast.