image Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë

Kosovë

Policia/ Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pak orë pas mesnatës së djeshme në një pompë të derivateve në Prishtinë.

Siç është raportuar në Polici, dy persona të maskuar, nën kërcënim të thikës kanë arritur t’i marrin 225 euro nga arka, duke ikur më pas nga vendi i ngjarjes.

“Prishtinë 07.03.2020 – 03:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë, kanë arrit të marrin nga arka para të gatshme në vlerë rreth 225 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. /Gazeta Sinjali/