image Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë, kjo është shuma e parave që hajnat vodhën

Siguri

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë, kjo është shuma e parave që hajnat vodhën

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e 28 marsit, në një pompë të derivateve, në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy punëtorët e pompës të cilët e kanë denoncuar rastin në Polici, kanë deklaruar se dy të dyshuar, të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e marketit rreth 1 mijë e 125 euro.

Të njëjtit po ashtu kanë raportuar në Polici, se të dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë në ajër me armë.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka filluar hetimet dhe rasti është hapur si “grabitje e armatosur”.

/GazetaSinjali/