image Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Ferizaj, punëtorët tregojnë rastin

Kosovë

Policia/ Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Ferizaj, punëtorët tregojnë rastin

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në një pompë të derivateve në Gërlicë të Ferizajt.

Dy punëtorë në këtë pompë të derivateve kanë raportuar në Polici se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë parash, cigare dhe dy telefona, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fsh. Gerlice, Ferizaj 03.03.2020 – 04:45. Dyviktimat meshkuj  kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona”, njofton Policia në raportin 24-orësh.

Përveç grabitjes, nuk është raportuar për të lënduar. /Gazeta Sinjali/