image Grabitje e armatosur në lokalin e një floktari në Prishtinë

Siguri

Grabitje e armatosur në lokalin e një floktari në Prishtinë

news image

Në fshatin Besi në Prishtinë, dje ka ndodhur një grabitje e armatosur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet se bëhet fjalë për një grabitje në lokalin e një floktari.

Sipas burimeve, dy persona që po punonin aty kanë njoftuar Policinë se dy të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, njëri me armë të gjatë dhe tjetri me kaçavidë, kanë kanosur viktimat dhe kanë arritur që me forcë t’ju grabisin para të gatshme rreth 700-800 €.

Të njëjtit pas grabitjes janë larguar në drejtim ende të panjohur.

/Gazeta Sinjali/