image Grabitësit në Gjakovë provojnë t’i ikin policëve, por rrokullisen me gjithë veturë

Kosovë

Siguri/ Grabitësit në Gjakovë provojnë t’i ikin policëve, por rrokullisen me gjithë veturë

news image

Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestoj dy persona të cilët janë të dyshuar për grabitje që kishte ndodhur ditë më parë.

Por të dyshuarit para se të arrestoheshin kishin tentuar që t’i iknin Policisë së Kosovës. Në tentim e sipër ata me veturë janë rrokullisur, duke pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës në veturë ka gjetur një pushkë gjuetie, një thikë dhe një maskë.

“Njësia policore ka arrit të arrestoj dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, të cilët ishin në kërkim policor, lidhur me grabitjen të cilën kishin bërë ditë më parë të dyshuarit. Të dyshuarit gjatë tentimit për të ikur nga njësia policore, janë rrokullisur me veturë dhe kanë pësuar lëndime. Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor. Në veturën e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një thikë dhe një maskë. Pas procedurave, të dyshuarit i janë dorëzuar njësisë policore të Regjionit të Pejës për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orës./Gazeta Sinjali/.