image Grabiten qindra euro në një pompë derivatesh në Prishtinë

Siguri

Grabiten qindra euro në një pompë derivatesh në Prishtinë

news image

Cak i shpeshtë i grabitjeve në Kosovë janë bërë pompat e derivateve, shkruan Gazeta Sinjali.

Një e tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Asllan Pireva”.

Sinjali mëson nga burimet në Polici se ankuesi kishte raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të panjohur dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur një shumë parash deri në 500 euro.

Të njëjtit, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. /Gazeta Sinjali/