image Golashënuesit më të mirë në ligat evropiane, befasi të mëdha, Lewa kryeson, Benzema as në top 10 përkundër formës së lartë

Futboll

Golashënuesit më të mirë në ligat evropiane, befasi të mëdha, Lewa kryeson, Benzema as në top 10 përkundër formës së lartë

news image

Sezoni 2021/22 në ligat evropiane është në prag të përfundimit të ndeshjeve të vitit 2021, transmeton Sinjali Sport.

Përgjatë këtij edicioni deri në kohën kur ligat më të mëdha evropiane shkojnë në pushimin dimëror ka befasi të shumta në renditjen e golashënuesve më të mirë.

Në krye të tabelës aktualisht është sulmuesi polak i gjigantit bavarezz me 19 gola, tre më shumë se sulmues i Bayer Leverkusen, Patrik Schick (16 gola), i cili ka befasuar të gjithë me formën që po tregon.

Një Schick që është i barabartë me Dushan Vlahovic , i cili synon të çojë Fiorentinën në pozitat evropiane, dhe Deniz Undav (Union Saint-Gilloise).

Po kështu, yjet e shtatit të Mohamed Salah (Liverpool), Karim Adeyemi (RB Salzburg) dhe Erling Haaland (Borussia Dortmund) janë të listuar.

Karim Benzema me 13 gola nuk bën pjesë në këtë listë përkundër formës që gëzoi deri tash në ligë, përpos francezit mungojnë edhe Ronaldo me 7 gola dhe Messi me vetëm një në Ligue 1.

Renditja e golashënuesve më të mirë evropianë:

1) Robert Lewandowski (33 / Bayern Munich / Poloni) – 19 gola në 17 ndeshje (1,451 minuta)

2) Patrik Schick (25 / Bayer Leverkusen / Republika Çeke) – 16 gola në 14 ndeshje (1,099 minuta)

3) Dushan Vlahovic (21 / Fiorentina / Serbi) – 16 gola në 18 ndeshje (1608 minuta)

4) Deniz Undav (25 / Union Saint-Gilloise / Gjermani) – 16 gola në 20 ndeshje (1744 minuta)

5) Mohamed Salah (29 / Liverpool / Egjipt) – 15 gola në 18 ndeshje (1,604 minuta)

6) Michael Frey (27 / Royal Antwerp / Zvicër) – 15 gola në 20 ndeshje (1,538 minuta)

7) Karim Adeyemi (19 vjeç / RB Salzburg / Gjermani) – 14 gola në 17 ndeshje (1,197 minuta)

8) Artem Dovbyk (24 / Dnipro-1 / Ukrainë) – 14 gola në 17 ndeshje (1,509 minuta)

9) Arthur Cabral (23 vjeç / Basel / Brazil) – 14 gola në 18 ndeshje (1,482 minuta)

10) Erling Haaland (21 / Borussia Dortmund / Norvegji) – 13 gola në 11 ndeshje (902 minuta) /Gazeta Sinjali Sporti/