image Gol dhe asist në miqësore, Ibra gati për Sampdorian

Futboll

Sport/ Gol dhe asist në miqësore, Ibra gati për Sampdorian

news image

Përvoja e dytë e Zlatan Ibrahimovicit me fanellën kuqezi të Milanit nisi me atë që gjiganti suedez di të bëjë më mirë: gol dhe asist.

Në ndeshjen testuese në Milanello kundër Rhodense, blerja e re e “Djallit” luajti 54 minuta, duke shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 3-0 dhe duke dhënë asist për Calhanoglu.

Ibra, ashtu si dhe lojtarët e tjerë të Milanit, qëndruan në fushë vetëm një pjesë lojë, për t’ua lënë vendin pjesës tjetër të skuadrës në këtë test para përballjes me Sampdorian të dielën për javën e 18-të të Serisë A./Gazeta Sinjali/