image Goditet nga rryma një burrë në Prishtinë

Siguri

Goditet nga rryma një burrë në Prishtinë

news image

Një burrë 49-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike të tensionit të lartë, mëngjesin e sotëm në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se 49-vjeçari është dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orë 09:30 është pranuar informata se në rrugën ‘Musli Mulliqi’ në Prishtinë, një person është goditur nga rryma, pas kontaktit me një kabllo të rrymës. Viktima mashkull, 49 vjeç, është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë njoftuar ekipet e KEDS-it”, tha ai./Gazeta Sinjali/